PhoneShopAlbania

Politika e Privatësisë

Përditësuar: 18 Korrik 2026

Mirë se vini në PhoneShopAlbania. Kjo politikë zbatohet për faqen phoneshopalbania.com dhe aplikacionin celular PhoneShop Albania (iOS). Duke përdorur shërbimin, ju pranoni këtë politikë.

1. Të dhënat që mbledhim

  • Llogaria: emri, mbiemri, email, telefon (opsionale në regjistrim), adresa.
  • Porositë: produkte, adresa e dërgesës, telefoni i kontaktit për dërgesë, statusi i porosisë, metoda e pagesës.
  • Njoftime push: token i pajisjes (vetëm në app, nëse i lejoni njoftimet).
  • Ruajtje lokale: shporta, gjuha, sesioni, preferenca e njoftimeve. Në app iOS nuk përdorim cookies tracking/reklame.
  • Teknike: informacion bazë i pajisjes (p.sh. iOS) për funksionimin e app-it dhe njoftimeve.

2. Si i përdorim

  • Procesimi i porosive dhe komunikimi me ju.
  • Njoftime të rëndësishme (përfshirë push, nëse i aktivizoni).
  • Përmirësimi i faqes (në web, nëse lejoni cookies performancë).
  • Mbështetje klienti dhe siguri e llogarisë.

Ne nuk shesim të dhënat tuaja personale. Mund t’i ndajmë vetëm me ofrues shërbimesh që na ndihmojnë të operojmë (shih seksionin 3), sipas kësaj politike.

3. Palë të treta / ofrues shërbimesh

Për të ofruar funksione të app-it dhe faqes, mund të përdorim:

  • Firebase Cloud Messaging (Google): dërgimi i njoftimeve push (token i pajisjes).
  • WhatsApp / Meta: nëse zgjidhni “porosit në WhatsApp”, hapet biseda me dyqanin; zbatohen edhe politikat e WhatsApp.
  • iute (pagesë / këste): nëse zgjidhni pagesën me iute, të dhënat e nevojshme të porosisë/faturimit ndahen me iute për procesimin e pagesës; zbatohen edhe kushtet e iute.
  • Hosting / infrastrukturë web: ruajtja e të dhënave të llogarisë dhe porosive në serverin tonë.

4. Fshirja e llogarisë (Account Deletion)

Pas regjistrimit mund ta fshini llogarinë dhe të dhënat personale në çdo kohë:

  • Në app / faqe: Profili Im → Fshi llogarinë
  • Ose hapni faqen publike: Fshi llogarinë
  • Nëse nuk hyni në llogari: dërgoni kërkesë nga e njëjta faqe (email) — e trajtojmë brenda 48 orëve.

Pas fshirjes, të dhënat e llogarisë hiqen. Porositë e kaluara mund të anonimizohen për arsye ligjore / kontabiliteti (emri zëvendësohet me “Deleted user”).

5. Ruajtja e të dhënave

I ruajmë të dhënat sa kohë është e nevojshme për llogarinë, porositë dhe detyrimet ligjore. Tokenët e push-it fshihen kur çaktivizoni njoftimet ose fshini llogarinë.

6. Cookies / ruajtje lokale

Në web mund të përdorim cookies të nevojshme dhe opsionale (performancë, funksionale). Nuk përdorim cookies reklame dhe nuk gjurmojmë përdoruesit për reklamë. Në app iOS përdorim vetëm ruajtje lokale të nevojshme (shporta, gjuha, sesioni, preferenca e njoftimeve) — pa banner cookies dhe pa App Tracking.

7. Fëmijët

Shërbimi nuk synon fëmijë nën 13 vjeç. Nuk mbledhim me dashje të dhëna nga fëmijë. Nëse mendoni se kemi mbledhur të dhëna të tilla, na kontaktoni për t’i fshirë.

8. Siguria

Përdorim masa të arsyeshme teknike dhe organizative (p.sh. HTTPS, fjalëkalime të hash-uara). Asnjë metodë nuk është 100% e sigurt; ju lutemi mbrojeni llogarinë tuaj.

9. Ndryshimet

Mund ta përditësojmë këtë politikë. Data e përditësimit shfaqet në krye. Vazhdimi i përdorimit pas ndryshimeve do të thotë pranim i versionit të ri.

10. Kontakt

Email:

Telefon:

Web:

Fshi llogarinë Kthehu prapa